Veliaj ndez dritat e pemës te Pazari i Ri: Nesër Astiri do të jetë më mirë

Veliaj ndez dritat e pemës te Pazari i Ri: Nesër Astiri do të

Ndërsa tek Unaza e Re vijonte përplasja e banorëve të Astirit me policinë, kryebashkiaku Erion Veliaj ndezi dritat e një tjetër pemë në kuadër të festave të fundvitit, asaj te Pazari i Ri.

Atmosferës festive mes shumë të pranishmëve iu gëzuan edhe fëmijët.

Veliaj duke iu referuar transformimit tek Pazari i Ri, shprehu bindjen se të njëjtin rezultat do të japë edhe projeti i Unazës së Re.

Veliaj: Sot Pazari është më mirë, Tirana është më mirë. Nesër Astiri do të jetë më mirë, Unaza e Re do të jetë më mirë, Tirana do të jetë më mirë dhe gjithë Shqipëria që do të kalojë aty do të jetë më mirë. Në Tiranë sa herë bëhet një punë ka një parti që mbjell sherr. Por sa herë tejkalohet sherri dhe mbaron puna, fiton i gjithë qyteti.

Veliaj shpërndau edhe disa çmime për pedaluesit më të mirë, të cilët kanë zgjedhur që të përdorin biçikletën në vend të makinës.

EMISIONET