Veliaj me mbrojtje të veçantë, policia Bashkiake nuk lejon gazetarin t’i afrohet

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka vendosur të shtojë masat e sigurisë për rreth tij. Gazetarët nuk lejohen ti afrohen, pasi ndryshe nga kryetari i Kuvendit, Veliaj rrethohet nga forca të shumta.

Idesë për të mbajtur sa më shumë larg median, kryetari i Bashkisë i ka shtuar dhe masa të forta sigurie.

Këtë të enjtë kryeqytetasi Erion Veliaj mori pjese ne ceremonine e vendosjes se bustit të Selman Salarisë në njesine administrative nr 5.

Në ceremoni mbërriti me automjetin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Por ndryshe nga kryeparlamentari, Kryebashkiaku u rrethua menjëherë prej efektivëve, ku qëllimi dukshëm është për të mbajtur larg median.

Madje në perfundim të ceremonisë, për tu mbrojtur nga gazetari i Ora News, Erion Veliaj nxorri në vijë të parë punonjësit e policisë bashkiake.

Të veshur civilë, nuk lejojnë që gazetari ti drejtojë pyetje.

E sigurisht pas kësaj kronika mbërrin e gatshme, e shkruar dhe me fjalitë që Veliaj ka dëshirë për të përcjellë.

EMISIONET