Veliaj: Inagurimet i bëj me 10 vetë, ndihem i fyer nga kryebashkiakët kundërshtarë

Veliaj: Inagurimet i bëj me 10 vetë, ndihem i fyer nga

Tirana ka pritur jo pak protesta në katër vite të Erion Veliaj si kryebashkiak, me një intensitet të shtuar përgjatë këtij viti.

Në emisionin "Mos i fol shoferit" në RTV Ora, Veliaj komentoi protestat e opozitës.

Ai nuk kurseu kritikat ndaj kolegëve të tij demokratë në rrethe, të cilët sipas tij mirë që nuk kanë ndritur gjë në bashkitë që drejtojnë por edhe dëmtojnë qytetin që ai administron.

Erion Veliaj: Nuk komentoj punën e kryebashkiakëve të tjerë, sidomos të kundërshtarëve  sepse ndihem shumë i fyer kur autobusë të stafeve, të bashkive, jo qytetarëve, vijnë e protestojnë në Tiranë.

Rudina Dembacaj:Është buka e gojës lali Eri, nëse ai thotë do të heq nga puna do vish si Çeçua.

Erion Veliaj: E kuptoj, por unë kam zgjedhur të bëj është punë, pasi flet më shumë se fjalët dhe dhuna.

Rudina Dembacaj: Lali Eri mos më thuaj që punonjësit e bashkisë tënde nuk vijnë në përurimet e tua..

Erion Veliaj: Nëse inxhinieri që ka projektuar shkollën, arkitekti që e ka bërë projektin, do vijë me detyrim sepse nëse nuk e kanë bërë punën mirë nuk kam kujt ti bërtas. Ato e kanë me detyrim se do të marrin vlerësimin por stafi i një qendre sociale që s'ka lidhje fare me shkollën nuk ka punë fare të vijë. Shumicën e inagurimeve i bëj me 10 vetë.  

Zyshat dhe drejtoresha patjetër se do të marrë shkollën në dorëzim,  deputeti i zonës patjetër se e ka dhënë premtim dhe duhet të japë llogari. Por po ti shikoni i kemi modeste dhe arsyeja pse nuk dua të komentoj kryebashkiakët e tjerë është se ndihem i fyer kur stafi i tyre që nuk e ka ndritur bashkinë e tyre vjen e prish bashkinë time! Aty ndihem si ai i zoti i shtëpisë që kur i prishin dhe ia bëjnë shtëpinë rrëmujë, i thotë prit pak se e kemi bërë me sakrifica.

Lexo më shumë:

Erion Veliaj në xhiron e fundit të maratonës: "Qef o qef, o qerrata" nuk funksionon

A i ka ndërtuar lali Eri shkollat ku ka studiuar Ajola?

"Me mjaltë kapen më shumë miza sesa me uthull"

Veliaj zbulon se "Kali i Skënderbeut" nuk është fiksim vetëm i 'malokëve' por edhe i ...

Tani parkingu do të jetë më i lehtë në Tiranë

Në krye të PS-së pas Ramës? Erion Veliaj: Kryeministrin e kemi njish

"Për pemë dhe dasma lali Eri është i paparë" batutat në "Mos i fol shoferit"

Kulla? Veliaj: Nuk i themi turistëve shkoni në Paskuqan e hajdeni nesër

Veliaj tregon pse nuk i zgjati leja e lindjes: Pashë titrat te RTV Ora ku…

Erion Veliaj tregon çmendurinë që ka bërë për Ajolën

Veliaj: Teatri i ri 9 herë më i madh, do të jetë po aq i suksesshëm sa sheshi “Skënderbej”

Erion Veliaj pi pilulën e së vërtetës dhe rrëfehet

EMISIONET