Veliaj i bashkohet nismës për libra falas: Risi për vendin!

Veliaj i bashkohet nismës për libra falas: Risi për vendin!

Nismës së qeverisë për libra falas i është bashkuar edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ishte në familjen Hoxha në Ndroq, ku i dhuroi fëmijëve librat falas. 

 Katër fëmijëve të familjes së Agron Hoxhës në fshatin Ndroq, Veliaj u dhuroi pako me librat, çantat e shkollës me mjetet didaktike, pako ushqimore dhe veshmbathje.

“Jam shumë i lumtur për faktin se kryeministri dhe ministrja e Arsimit vendosën që, për herë të parë të fillojë një risi në Shqipëri, që t’ju japë librat falas”, tha ai. Veliaj nënvizoi se përmes kësaj nisme synohet që t’u vihet në ndihmë të gjitha familjeve.

 “Në fillim pyesja, a mund të ndryshojnë diçka librat falas!? Por, kur mendon se një pako me libra kushton 20 mijë lekë, kur ke 4 fëmijë, çdo gjë që mund të vijë si ndihmë është shumë e vlerësuar. Ndaj, doja të vija vetë dhe zgjodhëm familjen tuaj sepse ju ka bekuar Zoti, me katër vajza, me çfarëdo lloj ndihme që qeveria mund të japë, që gocat jo vetëm të rriten, por të dalin shkëlqyer me mësime, të kenë libra, fletore, të kenë mjete. Më vjen mirë që edhe kolegët e bashkisë iu bashkuan ndihmës me veshmbathje e nevoja të tjera, që gocat të shkojnë me shumë gëzim në ditën e parë të shkollës”, tha Veliaj.

 Këtë vit shkollor fëmijët e kryeqytetit do të studiojnë në shkolla me infrastrukturë shumë herë më të mirë, ndërkohë që vijon puna edhe për ndërtimin e 17 shkollave të reja me qëllim eliminimin përfundimtar të mësimit me dy turne

EMISIONET