Veliaj harron premtimet, qytetarët: Askush nuk na ka pyetur për investimet në Tiranë
Pavarësisht memorandumit të bashkisë së Tiranës për përfshirjen e qytetarëve të vendimmarrje, vetë këta të fundit pohojnë të kundërtën. Ata shprehen se askush nuk është konsultuar më parë me ta, ndërsa shtojnë se kanë rezerva për projektet e miratuara dhe zbatuara deri tani në Tiranë.
Në shkurt të 2017, rreth 3 vite më parë, Bashkia e Tiranës firmosi një memorandum me Këshillin e Evropës dhe ambasadën Zvicerane për të forcuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.
Kryetari i bashkisë Veliaj në atë kohë vlerësoi eksperiencën e këtyre institucioneve dhe premtoi se “pyet edhe qytetarët” do të kthehej në një standard të përhershëm për kryebashkinë.
Por sot, 5 vite në krye të Tiranës, Veliaj nuk ka zhvilluar seanca konsultimesh me qytetarët.
Ata shprehen se askush nuk i ka pyetur për asnjë investim apo ndryshim në Tiranë.
"Unë nuk e di të ketë pasur diskutim"
"Për çdo ndryshim që mund të bëhet duhet të pyesin"
"Kush i pyet qytetarët, janë komunistët akoma"
Më i fundit është ai i parkut Rinia, i cili në projekt ka të publikuar vetëm kohëzgjatjen e punimeve, por jo datën e fillimit. Por ky rehabilitim i parkut nuk pëlqehet nga qytetarët.
"Ishte shumë i bukur dhe ashtu siç ishte. Mua nuk më pëlqen"
"I ka bërë si varreza"
Për projekte të tilla të mëdha si ai i parkut Rinia, bashkia e Tiranës jo vetëm që nuk ka zhvilluar asnjë proces konsultimi por duket se nuk ka qenë plotësisht transparente.