Veliaj harron premtimet, në zonën e ish-bllokut ka rrugë si një shekull më parë

Veliaj harron premtimet, në zonën e ish-bllokut ka rrugë si

100 vjetori i themelimit, e gjen kryeqytetin e Shqipërisë me rrugë që i ngjasojnë shekullit të shkuar. Problem nuk janë vetëm në periferi, por edhe në qendër situata është e njëjtë.

Veliaj në 2015: "Pyetja që unë kam është si jeton Halimi në këto kushte?! Nëse standardi për Halimin është që ta bëjmë Tiranën si kjo lagje dhe si ky territor, turp i madh"

Kjo deklaratë është bërë në zgjedhjet e vitit 2015. Tashmë kanë kaluar 6 vite, por edhe pse kemi hyrë në vitin e festimeve të 100-vjetorit të Tiranës, sot në shkurt të vitit 2020 gjejmë rrugë që i ngjajnë Tiranës së para 100 viteve.

Sot nuk jemi në periferi, por në mes të vendit. Në atë që quhet “njesia shembullore”. Në mes të bllokut, në njësinë numër 5 shihen këto pamje.

Është ky bllok pallatesh tek sheshi Wilson që ka vite që ka harruar shijen e fjalës qytet, e aq më pak kryeqytet.

Puseta të rëna, gropa dhe pellgje me ujë është pamja që të ofrohet në njësinë numër 5, në rrugën "Perlat Rexhepi".

Instagrami i kryetarit të bashkisë duket që nuk ka arritur ende këtu.

Ndërkohë që bashkia harxhon miliona për festimet e 100 vjetorit, madje duke bërë dhe logo të re për kryeqytetin, sërish nuk kanë gjetur kohë dhe financime, për t’i dhënë pamje qyteti kësaj rruge në mes të Tiranës.

EMISIONET