Njeriu më vjetër në botë, por që nuk është shpallur zyrtarisht, ka vdekur në moshën 121-vjeçare.

Celino Villaneuva Jaramillo humbi jetën pasi ra nga krevati dhe theu 3 brinjë.

Ai nuk u njoh kurrë si njeriu më i vjetër në botë sepse humbi certifikatën e lindjes në një zjarr 22 vite më parë, kur ishte 99 vjeç.

Por identiteti i tij shtetëror, i cili u dorëzua nga Ministri i Drejtësisë së Kilit dy vite më parë, përcaktoi 1896 si vitin e tij të lindjes dhe tha se të dhënat e qeverisë treguan se ishte aq i vjetër sa Jaramillo pretendonte.

Ndërsa zyrtarisht titullin burri më i vjetër në botë e mban 112-vjeçari Masazo Nonaka, nga Japonia. Kurse gruaja më e vjetër në botë është një tjetër shtetase japoneze Nabi Tajima, e cila është 117-vjeç.

Nonaka e mori titullin në fillim të këtij muaji pasi mbajtësi i tij i mëparshëm Francisco Nunez Olivera nga Spanja, vdiq në shkurt në moshën 113-vjeçare.

Mosha e Jaramillës ka vënë në dyshim edhe faktin nëse është njeriu më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë, i vendosur në moshën 122-vjeçare nga francezja Jeanne Calment, e cila vdiq në 1997.

Jaramilla vdiq pasi ra nga krevati dhe theu 3 brinjë, njëra prej të cilave i shpoi mushkërinë.

Për 22 vitet e fundit, ai kishte jetuar me Marta Ramirezin, e cila e mori atë pasi shtëpia e tij u dogj.

Gjithashtu Ivonne Morales, vajza e Ramirez që jetonte në shtëpi, tha se ata ishin shumë të trishtuar për vdekjen e tij.

/Ora News.tv/