Ish-kampioni i botës në atletikë, Nicholas Bett ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Kenia.

Bett sapo ishte kthyer nga Kampionati Afrikan në Nigeri kur vdiq në Nandi.

Ai vdiq në moshën 28-vjeçare.

Në vitin 2015, ai bëri histori në Kinë duke u bërë keniani i parë që fitoi një medalje ari në një distancë më të shkurtër se 800 metra.

Atletika në  Kenia konfirmoi vdekjen e Bett në Twitter, ndërsa ministri i sporteve keniane Rashid Echesa shprehu ngushëllimet e tij për familjen Bett.




/Ora News.tv/