Vdes 51-vjeçarja, vëllai: U dhunua nga burri; mjekët: Atak; policia: Aksident!

Vdes 51-vjeçarja, vëllai: U dhunua nga burri; mjekët: Atak;

Katër ditë pasi ishte dërguar me urgjencë në spital, 51-vjeçarja A. Gjoka ka ndërruar jetë në ambientet e QSUT. Mjekët në raportin e tyre përfundimtar e kanë cilësuar si vdekje natyrale për shkak të një ataku kardiak që gruaja sipas tyre ka pësuar. 

Por vëllai i saj me inicialet A.A nuk është dakord me këtë raport të mjekëve dhe ka bërë kallëzim penal me pretendimin se I. Gjoka kunati i tij pra bashkëshorti i 51 vjeçares ka ushtruar dhunë në familje. 

Sipas denoncimit në polici, të regjistruar në datën 23 mars, kunati pretendon  se 54-vjeçari me inicialet I.Gjoka, kishte ushtruar dhunë sistematike psikologjike dhe fizike ndaj motrës, ndaj ajo në datën 21 mars, u rrëzua në rrugën “Margarita Tutulani” dhe u dërgua në spital. 

Nga policia mësohet se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 51-vjeçares, ndërsa ishte bashkëshorti ai që e dërgoi në spital, sapo e pa të shtrirë në rrugë, pasi i kishte rënë të fikët nga ulja e tensionit. 

Çështjen tashmë po e trajton Prokuroria e Tiranës, e cila ka grumbulluar të gjitha materialet, ndërsa 54-vjeçari, i cili ka mohuar akuzat për ushtrim dhune, hetohet i lirë.

EMISIONET