Nuk ka asnjë shenjë të ngadalësimit të koronavirusit. Sipas të dhënave të publikuara këtë mëngjes nga Komisioni Kinez i Shëndetësisë, numri i vdekjeve ka arritur në 425, ku vetëm në një ditë numri i viktimave ka arritur në 64, ndërsa të infektuar janë mbi 3235.

Ndërkohë është regjistruar edhe vdekja e parë në provincën autonome të Hong Kongut, ku pati edhe një debat për mbylljen e kufijve me Kinën.

Për momentin janë 152 persona të infektuar jashtë Kinës. Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi dje një takim me drejtuesit e Partisë Komuniste, duke kërcënuar me ndëshkim  zyrtarët që nuk janë të përkushtuar në kontrollimin e epidemisë, por gjithashtu u kërkuan atyre që të mbështesin rihapjen e industrive.

Ndërkohë, gjithnjë e më shumë vende po mbyllin lidhjet ajrore me Kinën. Një gjë të tillë e bëri Italia, ndërsa ShBA nuk lejon udhëtarët e ardhur nga Kina.

Po ashtu Japonia karantinoi një anije lundrimi me 3.500 njerëz në bord pasi një pasagjer 80-vjeçar  rezultoi pozitiv me koronavirusin.

/Ora News.tv/