Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jetë të Liri Belishovës.

"Nderimi për atë dhe të gjithë të rejat që u frymëzuan me idealet e lirisë, duke iu bashkuar me guxim e idealizëm luftës antifashite për çlirimin e vendit" thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.

"Ato lanë bankat e shkollave për të realizuar idealet e tyre të cilat për fat të keq u prenë në mes dhe shumë prej tyre u bëne viktima të një persekutimi çnjerëzor të pabesueshem duke përjetuar tragjedi personale dhe familjare", ka thënë Presidenti Meta.

Liri Belishova, ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së si dhe një drejtueset kryesore të Partisë Komuniste që nga vitet e para të krijimit të saj.

/Ora News.tv/