Një shpërqëndrim i mbrojtjes së Realit të Madridit, në minutën e fundit i ka kushtuar shtrejtë "Galaktikëve", pasi janë mundur me rezultatin minimal 1-0 nga Espanjol.

Një 90 minutësh që nuk u ngjit asnjëherë në lartësinë e duhur, duke "kënaqur" si katalanasit ashtu dhe galaktikët me një pikë, por goli sulmuesit Moreno në minutën e 93-të, vendosi fatet e takimit.

Zinedine Zidane e kishte marrë shumë të thjeshtë takimin në "RCDE Stadium", duke mos grumbulluar yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo, një fakt që ndikoj shumë tek pjesa tjetër e ekipit.

Pas kësaj humbjeje, Reali i Madridit mbetet në vendin e 3-të, në kuotën e 53 pikëve, ndërsa Espanjol ngjitet e 13-a me 31 pikë.



/Ora News.tv/