Portali City News Albania i Elvi Fundos, ka më se një muaj që shantazhon si gjobëvënës në shërbim të Erion Veliaj dhe qeverisë për ti mbyllur zërin TV ORA, si e vetmja nga mediat kryesore në Shqipëri që nuk është futur në kthetrat e qeverisë.

Megjithë shantazhet kërcënimet nga qeveria Rama, siç ishte ajo para disa ditësh e një tentative për ti mbyllur sinjalin TV ORA, për mos zbatim të rregullave të distancës në studiot e TV ORA në situatën COVID-19, nga gazetarët e TV Ora, në emisionet 360 grade, Tempora, Arena dhe dështimit që pati për mbylljen e sinjalit të TV ORA, qeveria me kërcënuesin e mediave E. Veliaj, u fut në lojë patllakja Fundo.

E. Veliaj, kërcënoj me të gjithë format, pronarin e TV ORA, Ylli Ndroqi, për mos nxjerrë fakte dhe kronika kundër bashkisë së Tiranës. Tv ORA është shqetsim i madh për bashkinë e Lali Erit dhe gjithë këshillin e hajdutëve bashkiak, siç tregoi dhe rasti i shëmbjes së Teatrit Kombëtar, ku këshilli hajdutëve me nga 2-4 rroga në bprderot e shtetit, ju bindën urdhërit të kapos Lali Eri, për të firmosur shëmbjen e Teatrit duke shkelur të gjitha procedurat dhe ligjet. Një ditë në qoftë se do të ketë drejtësi në Shqipëri, një godinë burgu do të duhet vetëm për bandën e bashkisë me Lali Erin në krye. TV ORA e tërbon Lali Erin me qeverinë për shakun se rritet gjithnjë e më shumë nga besueshmëria dhe hapsira që krijon me ekranin e saj.

Duke parë që megjithëse kontrollojnë gjithë mekanizmat e shteti dhe nuk po i gjenin diçka për ti mbyllur gojën pronarit Y.Ndroqi, Lali Eri, zgjodhi një rrugë tjetër; nëpërmjet një të treti, organizoj patllaken gjobëvënëse Elvi Fundo. Logjika më e thjeshtë, është se në qoftë se qeveria do të kishte materiale të shkeljeve ligjore të trafikimit apo parasë së paligjëshme me pronarin e TV ORA, Ylli Ndroqi, do të kishte vepruar pa pasur nevojë të shantazhonte me Institutin e Shëndetsisë që nuk ka asnjë të drejtë për të urdhëruar prerjen e sinjalit, apo kërcënimet e vetë kryetarit të bashkisë me black-mail të E.Veliaj dhe qeverisë.

Një arsyetim tjetër është, një njeri, që ka gjithë këto shkelje me tatimet, me drejtësinë e.t.c. nuk do t’i intersonte të hapte luftë me mafien shtetërore që ka dhe gurin dhe arrën në Shqipëri, sepse, pikërisht, mungon pushteti drejtësisë. Po të kishim shtet të së drejtës, Veliaj nuk do të guxonte të kërcënonte ORA NEWS të mbyllte gojën e gazetarëve të ORA duke vepruar si ato bandat e të fortëve. Sot E.Veliaj ka vazhduar kërcënimet ndaj pronarit të ORA NEWS, duke i thënë; do ti largoj të gjithë njerëzit e tij ku janë e ku nuk janë nga punët në administratën shtetërore dhe duke i larguar gazetarët nga ORA NEWS një nga një me të gjitha format ku janë e ku nuk janë. Ambasadorët mos të shqetësohen për kufomën e Reformës në Drejtësi, por të shqetësohen për çka po ndodh me një shtet që sillet si bandë gangsterësh me fjalën e lire dhe qytetarët e sajë. Veliaj, duhet të dijë se fiku nuk bëhet lis. Fiku rritet shumë mirë pranë gropave skeptike.

Pronari ORA zgjodhi të bëjë të kundërtën, të vazhdoj përplasjen me bashkinë dhe qeverinë me fjalën e lirë dhe të vërtetën.me median e lirë. Dhe jo, për një media si kliente e pushtetit siç po bëjnë shumë media sot në Shqipëri.

Për ta bërë më të besueshëm patllaken Elvi, në të njëjtën ditë që pronari i ORA i bëri Elvi Fundos një denoncim në gjykatë për shpifje dhe dëmtim të imazhit të TV ORA dhe pronarit, me mashtrime dhe gënjeshtera, në të njëtën dite me Lali Erin, bëri një denoncim në gjykatë për ta bërë të besueshëm Ervi Fundon. Dhe Ervi, menjëhërë shkruajti në CNA shkrimin “Dy gëzime në një ditë”.
Por këto janë gjëra që do të merret vetë pronari Ylli Ndroqi. Ajo që duhet të denoncoj unë është mënyra se si mashtron Elvi Fundo.

Më 22 maj 2020, ne portalin e tij CNA, publikon një shkrim të tij me titull “Ilir Demalia: Ylli Ndroqi ndryshoi emrin”

Më dt 21 maj 2020, Elvi Fundo merr një frazë nga një shkrim i imi ne faqen time të FB, të cilin ma bllokoi Elvi me ankesen në FB, (Por ndërkohë ishte publikuar në disa portale), me titull “Prej 2010 Fundo nuk i ndahet pronarit të ORA NEWS duke e kërcënuar me gjoba”. Me një frazë nga shkrimi im , ndërton një shkrim tij, duke manipuluar dhe mashtruar me frazën time “Nga SHBA gazetari Demalia, ka pranuar publikisht ndryshimin e mbiemrit nga pronari i Ora News dhe po ashtu edhe ngjarjen e ndodhur në vitin 1999. Ai ka shkruar në rrjetet sociale, po ashtu edhe në faqen e Ora News,
Përsa i përket ndërrimit të mbiemrit të pronarit, që është një e drejtë e çdo qytetari, sipas regjistrit të gjendjes civile, kjo gjë është bërë në vitin 1993 kur ka qenë kryetar bashkie Bert Brojka. Kur duan ta lidhin këtë me ngjarjen e ndodhur në Turqi në 98-99, nuk bën sens, sepse Ylli Ndroqi nuk ishte Nostrudamus që të parashikonte se çdo ti ndodhte në 1999.”

Në atë shkrim timin nuk kishte as kërcënim, as fyerje, as bullisëm siç më njoftonte FB, por vetëm fakte, ku në vazhdim do të sjell dhe shumë të tjera për abuzimet dhe korrupsionin dhe gjobat që ka bërë Fundo me Ridvan Boden si funksionar të shtetit dhe Elvi si këshilltar I tij. Kjo i dogji Fundos dhe njoftoj FB për bullisëm! Por mund ta heqë nga FB një shkrim, por nuk mund të ta varrosë të vërtetën. Elvi Fundo që flet për të vërtetën, kur ja thotë dikush të vertetën e tij, shkon dhe qan ke FB! Kështu bëjnë vetëm njerëz të dobët që frikësohen nga e vërteta se e dinë se çfare kanë bërë, dhe kur kjo i del në dritë të diellit.

Çdo krim len gjurmë! Krimi I ndëshkuar nuk gjykohet për së dyti dhe shlyhet me dënimin. Gjithkush ka të drejtë të gjeneral në jetë por nëpërmjet betejave, -thotë Bonaparti. Yllo Ndroqi, zgjodhi ta bëjë këtë nëpërmjet fjalës së lirë.

Fundos-Bodes i dihen tashmë abuzimet dhe përfitimet që kanë bërë nëpërmjet korrupsionit dhe pastrimit të parasë, dhe për këtë do të ketë shumë fakte në ditët në vazhdim nga gjurmët që kanë lënë. Bode-Fundo as janë ndëshkuar as dënuar e gjykuar për këto. Në të kundërt, Bode u emërua në Keshillin e Bankës së Shtetit nga socialistët që ai "luftoi" gjatë gjithë jetës së tij si "antikomunist", me foto të Enverit, në krye të skalioneve të vullnetarëve të Enverit në 20 shkurt 1991, kur u rrëzua monumenti i komandantit. Ndërsa Elvi Fundo tashmë është jashtë larguar në Gjermani për ….
Të tjera materiale do të jenë në ditët në vazhdim!

Në një shtet të së drejtës, shantazhimi me black-mail për të gjobitur ose marrë para nga një person, direkt, apo nëprmjet një të treti , për shkatërrimin e një biznesi apo një personi, përbën vepër penale.

/Ora News.tv/