Vasili: Analistët rilindas shohin ëndrra me sy hapur, LSI zero marrëveshje me izoluesit e Shqipërisë

Vasili: Analistët rilindas shohin ëndrra me sy hapur, LSI zero

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se analistër rilindas shohin ëndrra me sy hapur dhe se partia në të cilën ai bën pjesë ka zero marrëveshje me ata që i quan izoluesit e Shqipërisë.

Vasili tha gjithashtu se LSI ka qene nga te parat, qe ka denoncuar aferen e Incineratoreve dhe ka mbeshtetur shume fort akuzat per to.

Postimi i plotë

''Analistet rilindas shohin enderra me sy hapur!

Pergjigjet e meposhtme do te lene pa pune shkruesit rilindas me pagese:

LSI Zero marreveshje me izoluesit e Shqiperise!

LSI ka qene nga te parat, qe ka denoncuar aferen e Incineratoreve dhe ka mbeshtetur shume fort akuzat per to.

Qe ne 26 nentor 2017 qendrimet e LSI per inceneratoret jane publike, pa asnje ekuivok dhe te drejtperdrejta.

Diversionet e analisteve te rilindjes nuk pine me uje.....shume shume vlejne vetem per ta, dhe vetem per te justifikuar mëditjen e tyre.

P.S. per tua ndritur memorjen e turbulluar nga parate le ti shohin me poshte publikimet qe " bejne" sikur i harrojne.''

EMISIONET