Përdorimi i sistemit VAR në futbollin botëror ka dhënë leksione të mira për gjyqtarët shqiptar. Kështu mendon gazetari, Bashkim Tufa, i cili në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora tha:

"Tirana ka bërë një ekip të bukur. Ndeshjet mes Tiranës dhe Teutës duket se asnjëherë nuk do të përfundojnë 11-11. Njëri ose dy do të largohen me të kuq. I referohem ndeshjes së fazës së dytë në Durrës, me Tiranën që luajti me 9 lojtarë dhe u barazua në fund. Në futboll, gjyqtari mund të dënoj edhe gjestin. Ka një gjyqtar që e shikon dhe ka që nuk e shikon. Këtë të Çyrbja e pa dhe ato kur e sulmuan ato të Tiranës nuk e pa. Unë mendoj se SPAKU do ndikoj edhe në Superiore. Mendoj se VAR-i i ka nxjerr zbuluar këto gjyqtarët tanë me gabimet," përfundoi Tufa.



/Ora News.tv/