VAR i jep fitoren Juventusit, Ronaldo: Më pëlqen ky sistem

VAR i jep fitoren Juventusit, Ronaldo: Më pëlqen ky sistem

Transferimi i tij te Juventusi u prit me skepticizëm, por fanella bardhezi e ka shndërruar Cristiano Ronaldo në një makineri golash.

Portugezi shënoi një dopietë në fitoren 2-1 që Juventusi mori përballë Sampdoria, një dygolësh që e ngjit në krye të golashënuesve portugezin, me 13 rrjeta. Pas takimit, Ronaldo tregoi emocionet e kësaj përballjeje, ndërsa foli edhe për ndikimin e sistemit VAR.

"Ekipi po bën shumë mirë. Kemi pasur një gjysmë të shkëlqyeshme të parë të sezonin, por duhet të vazhdojmë të punojmë për të siguruar që ne të mbajmë këtë formë në gjysmën e dytë të sezonit."-tha fillimisht ylli portugez.

Teknologjia e Video Assistent është përdorur shumë sot, përfshirë këtu edhe një gol barazimi të Riccardo Saponara.

"Më pëlqen VAR, sepse këto janë vendime të vështira për një arbitër dhe ne duhet të mirëpresim çdo gjë që e bën punën e tij më të lehtë".-shtoi ai për Sky Sport Italia.

Me këtë dopietë, Ronaldo i dha mundësi Juventusit për të vendosur një rekord, me bardhezinjtë që numërojnë 53 pikë pas gjysmës së sezonit.

EMISIONET