Lajme të mira nga infermieria e Lazios, në prag të duelit të fundjavës së ardhshme ndaj Empolit.

Përballë "të kaltërve", tekniku Simone Inzaghi mund të ketë të gatshëm mesfushorin e kombëtares kosovare, Valon Berisha i cili është në etapat e fundit të rikuperimit nga dëmtimi. Berisha i cili u transferua në këtë merkato vere te bardhekaltërit nga RB Salzburg ka postuar së fundmi një fotografi në "Instagram" ku shkruan:

"Gjithë ditën çdo ditë, për t'u kthyer!".

Berisha ende nuk ka debutuar në Seria A dhe përballja me Empolin mund të jetë ajo e duhura.



/Ora News.tv/