Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi një mjet.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Valbonë-Bajram Curri. 

Masivi shkëmbor ka rënë në pjesën e bagazhit dhe fatmirësisht asnjë person nuk rrezikon jetën. 

Në automjet udhëtonin 4 persona nga Kosova, të cilët kanë marrë lëndime të lehta. Ende nuk dihet nëse masivi është shkëputur nga tërmeti i rënë pasditen e sotme.

/Ora News.tv/