Një vajzë gjermane, e zhdukur prej ditës së djeshme në qytetin e Pogradecit është gjetur. Ajo është kthyer pranë familjarëve të saj dhe është duke u intervistuar për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.

12 vjeçarja u pa për herë të fundit rreth orës 15:00, të së shtunës (11 gusht) në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik.

Denoncimi është bërë nga 37 vjeçari nga Pogradeci, i cili është dhe bashkëshorti i nënës së 12 vjeçares Florentina Meyer.

"Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V.F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili  ka bërë kallëzim se më datë 11.08.2018, rreth orës 15:00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte i është larguar vajza e bashkëshortes së tij shtetasja Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani.

Policia kërkoi ndihmë më herët për të gjetur vajzën e cila është e gjatë 155 cm, flokët ngjyrë të çelur, sytë bojëqielli.

Në momentin e largimit ajo ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin "Adidas", si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara.

/Ora News.tv/