U bënë 5 muaj nga vdekja e aktorit të mirënjohur Xhevdet Ferri. Vajza e tij Bora ka postuar një foto me prindërit dhe i ka bashkëngjitur një dedikim mjaft prekës.

Ajo shprehet se nuk është mësuar të jetojë pa prezencën e të atit. Madje Bora ka bërë një batutë se ai do acarohej shumë nëse do shihte gjithë këto foto të tij në rrjetet sociale.

"Sa i bukur ke qenë mo papi. O bo booo kushedi sa do acaroheshe me mua megjithë këto fotot e tua që të kam ndarë në këto 5 muaj të shkuar. Por me thënë të drejtën po bëj si çfarë të mundem, sepse në të gjithë leksionet që më ke dhënë në jetë (edhe me ato ozmoze) nuk më ke mësuar si të jetoj pa prezencën tënde). Ja psh edhe në këtë koment do të kishe thënë “Bora je bërë patetike”, ka shkruar Bora.

/Ora News.tv/