Vajza e Floyd bëhet aksionere e Disney, Kanye West paguan shkollimin e saj

Vajza gjashtë vjeçare e George Floyd, Gianna ka falënderuar publikisht Kanye Ëest pasi u zotua të paguante shkollimin e saj në kolegj.

“Faleminderit Kanye, prej teje unë do kem një arsim në kolegj. Mami dhe unë mirënjohëse për ju dhe familjen tuaj”, ka shkruar Gianna në një postim në “Instagram”. Ajo gjithashtu etikoi edhe gruan e West, Kim Kardashian dhe i bashkëngjiti hashtagun #JusticeForGeorgeFloyd.

Përveçse i siguroi arsimin në kolegj Gianna Floyd, është raportuar se West ka dhuruar 2 milin dollarë për organizatat që mbështesin familjet e Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor të cilët u qëlluan për vdekje nga oficerët e policisë në SH.B.A. në fillim të këtij viti.

Vajza e Floyd, Gianna gjithashtu u bë aksionar në Disney gjatë fundjavës, falë bujarisë së madhe të Barbra Streisand.

“Faleminderit @barbrastreisand, unë jam tani një aksionare e Disney dhe kjo falë jush”, ka shkruar Gianna.


EMISIONET