Kush e vrau babain tim? Vajza e Admir Murataj i kërkon prokurorisë të zbulojë identitetin e grupit të FNSH-së që dyshohen se vranë babanë e saj më 9 prill 2019 gjatë shkëmbimit të zjarrit me FNSH-në teksa po largohej nga Rinasi me thasët me 6 milionë euro.

Padia u depozitua nga vajza e Murataj pranë Prokurorisë së Shkalles se Pare per Krime te Renda Tiranë dhe mban datën 2 maj 2019.  Familja e Admir Murataj kërkon zgjerimin e hetimeve duke marrë të dyshuar edhe grupin e FNSh-se qe mori pjese ne aksion. Vetë avokati i familjes deklaroi për mediat se "ka dyshime të arsyeshme se Admir Murataj mund të jetë vrarë me dashje".

RTV Ora siguroi kërkesën e Irini Murataj e cila përfaqësohet nga avokati Arbër Hoxha. 

Lënda e padise: Kërkesë per zgjerimini e rrethit te personave nen hetim, duke marre si te dyshuar,per kryerjen e veprave penale « Shperdorim Detyre », « Vrasje me Dashje » ose « Vrasje e kryer ne kapercim e mbroties se nevojshme » parashikuar perkatesisht nga neni 248, 76,dhe 83 i Kodit Penal ; edhe punojesit e Policise  Shtetit konkretisht : F.N.SH. si grup i nderhyries dhe ndjekies se veprimeve, te personave te dyshuar per grabitien ku ne te cilen ka mbetur i vrare i ndjeri shtetasi Admir Murataj.

Kush e vrau Admir Murataj?

Ne kerkese kërkohet të merren si të dyshuar edhe grupi i FNSh-se. Gjithashtu vajza do te dije identitetin e grupit te FNSH qe moren pjese ne shkembimin e zjarrit 

"Marre shkas nga mekanizmi i vrasjes dhe shkaku i vdekjes ( vetem nje vrime tejshkuse ne koken e viktimes)jemi te mendimit qe rrethi i personave nen hetim duhet te zgjerohet duke marre si te dyshuar,per kryerjen e veprave penale 
«Shperdorim Detyre », « Vrasje me Dashje » ose « Vrasje e kryer ne kapercim e mbroties se nevojshme » parashikuar perkatesisht nga neni 248, 76,dhe 83 i Kodit Penal ; edhe punojesit e Policise  Shtetit konkretisht : F.N.SH. si grup i Nderhyrjes dhe ndjekjes se veprimeve, te personave te dyshuar per grabitjen, ne te cilen ka mbetur i vrare i ndjeri shtetasi Admir Murataj" thuhet në kërkesë.

"Cilet kane qene punonjesit e policise me gjeneralitet perkase antare te grupit te FNSH qe kane marre pjese ne shkembimin e zjarrit te pretenduar ne vjedhjen me arme  te ndodhur ne Rinas ne date 9 Prill 2019 ? A jane respektuar dispozitat perkatese te ligjit nr 72/2014 « per perdorimin e armeve te zjarrit » dhe akteve te tjera nenligjore nga antaret e grupit te FNSH te policise se shtetit?"

 Murataj duhej të ishte arrestuar dhe jo vrare

Sipas avokatit  policia duhet të bënte arrestimin e tij dhe jo ta vriste.

"Nisur nga mekanizmi i vdekjes dhe shkaku i vdekjes ai person është nisur për tu vrarë. Kushdo që ta ketë qëlluar për ta vrarë duhet të vendoset para ligjit" tha më tej avokati.

Ajo çfarë vihet re është se kerkese padia ka gabime ortografike.

Vijon gjyqi ndaj Murataj

Ndërkohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda vazhdon procesi ndaj Murataj për grabitjen e ndodhur në vitin 2017, pasi nuk është çrregjstruar ende nga regjistrat e Gjendjes Civile dhe madje mjeksia ligjore nuk ka sjellë në prokuroria akt-eskpertizën e vdekjes së tij.

Ndonëse prokurori i çështjes Ened Nakuçi pohoi se nuk ka asnjë dyshim që personi që mbeti i vrarë në 9 prill është Murataj, por kjo deklaratë nuk e bindi gjykatën e cila e shtyu seancën për në 14 maj.

Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017. Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.   

"Familjaret e Dajes nga Kosova" - Një reagim ka patur edhe nga familjarët e kosovarit të arrestuar Ragip Hajdini. Dardan dhe Musaf Hajdini, djali dhe vëllai i të arrestuarit si bashkëpunëtor në grabitje thonë se Ragipi nuk ka lidhje me këtë ngjarje kriminale, dhe përsa i përket akuzave për një grabitje në kosovë ai është shpallur i pafajshëm

Ata pretenduan se arrestimi i ragipit ishte bërë , vetëm për shkak të lidhjeve miqësore dhe familjare me Admir Muratajn

Te gjitha lajmet mbi grabitjen ne Rinas


  


/Ora News.tv/