Vagonët e trenit shpërndahen në autostradë

Vagonët e trenit shpërndahen në autostradë

Një grumbull vagonësh treni u rrëzuan në një autostradë në Georgia të shtunën, duke shkaktuar trafik e dhimbje koke për shoferët, por për fat pa asnjë të lënduar.

Kompania hekurudhore CSX tha se 30 vagonë përfunduan jashtë shinave. Disa prej tyre ranë nga mbikalimi në autostradën 90 në Byromville, rreth 55 milje në jug të Macon.

Në një njoftim, kompania tha se katër vagonë mbanin gaz të lëngshëm por nuk pati rrjedhje.

Shefi i zjarrfikësve të Byromvilit, Brett Walls tha se pati një thirrje për evakuim për shkak të potencialit të rrjedhjes së karburantit.

"Nëse e njihni qytetin e Byromvilit, kjo është pothuajse gjithë qyteti", shtoi ai.

EMISIONET