Uzina e "Tesla"-s në Shangai prodhon kontingjentin e parë të automjeteve elektrike

Grupi i parë i automjeteve të prodhuara nga uzina e "Tesla"-s në Shangai të Kinës u është dorëzuar klientëve.

Kompania amerikane e prodhimit të makinave elektrike e filloi ndërtimin e uzinës së saj të parë jashtë ShBA-së në janar.

Uzina, që ndodhet në zonën Lingang, një park prodhimi i nivelit të lartë në Shangai, është projektuar me një kapacitet vjetor prej 500 000 makinash elektrike.

"Tesla" e nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e uzinës me Bashkinë e Shangait në korrik 2018.


/Marre CRI/

EMISIONET