Ushtarakët në polici, PS rrëzon Lleshin: Vetëm 3% dhe jo në poste drejtuese

Ushtarakët në polici, PS rrëzon Lleshin: Vetëm 3% dhe jo

Mazhoranca në Komisionin e Sigurisë ka rrëzuar propozimin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi që posti i drejtorit dhe zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit të mbahej nga ushtarakët.

Pas debateve u vendos që 3% e Policisë së Shtetit do vijnë nga radhët e institucioneve të sigurisë, Forcave të Armatosura dhe të SHISH për funnksione të veçanta që nuk prodhohen nga Akademia e Sigurisë.

Më kritiku ndër socialistët, Pjerin Ndreu, u shpreh se ndryshimet ndër vite në Policinë e Shtetit e kanë kthyer atë në parcelë eksperimentale.

Lleshi: Pranimi bëhet me vullnetin e lirë të ushtarakëve pas nxjerrjes së tyre në lirim nga Forcat e Armatosura, mbi bazë konkurimi. Krahas njohjes së vjetërsisë së shërbimit do tu njihet edhe grada, e cila do ti ekuivalentohet me një gradë korresponduese policore.

Ndreu: Politika ka eksperimentuar keq me policinë e shtetit. Eksperimentet kanë shkuar deri tek kaldaistë.

Ministri Lleshi, me një përvojë të gjate në FA, qetësoi zërat se ushtarakët do të jenë në sektorë specialistë dhe jo drejtues. Ndërsa socialisti Ndreu kërkoi që pranimet të mos kalojnë 3%, pasi cënon policët e karrierës.

Lleshi: Drejtuesit e policisë së shtetit nuk janë atakuar dhe i vetmi "kërcënim" që mund tu vijë atyre është nga mosbërja e detyrës dhe jo nga ushtarakët dhe Forcat e Armatosura.

Ndreu: Ata që do të rekrutohen duhet të merren sipas sistemit të profilizimeve dhe të kalojnë në Akademinë rikurs që të kuptojnë policinë. Mendoj se duhet të bëhet unifikimi i gradave deri nënkomisar.

Musfonksionimi për një periudhë 10-vjeçarei Akademisë së Sigurisë ka shkaktuar mangësi në 30% në të gjitha gradat e Policisë së Shtetit, çka do të sjellë një reformin të thellë për Akademinë.

EMISIONET