Usain Bolt përmbush ëndërrën, shumë pranë akordit me klubin e njohur

Usain Bolt përmbush ëndërrën, shumë pranë akordit

Ëndërra e Usain Bolt për tu bërë futbollist mund të marrë përgjigje që këtë merkato vere. Klubi australian, Central Coast Mariners pohoi se ata janë të gatshëm për të ofruar një periudhe prove ish-sprintierit xhamajkan. 31-vjeçari nuk ka arritur të fitojë provën, pasi më parë është stërvitur me Borussia Dortmund dhe Stromsgodset.

Megjithatë, sipas "The Sun", Bolt do të pajiset me mundësinë për tu bërë përshtypje drejtuesve të Central Coast Mariners.

Raporti sugjeron se Bolt do të kalojë gjashtë javë në radhës e klubit të A-League me mundësinë e një marrëveshjeje me orar të plotë nëse ai do të jetë në gjendje të arrijë kushtet e vendosura nga drejtuesit e klubit.

Sezonin e kaluar, Central Coast Mariners përfundoi në fund të renditjes së ligës me vetëm katër fitore në 27 ndeshje.

EMISIONET