Urdhri i dytë rrëzon të parin: Nesër dilni me makina

Urdhri i dytë rrëzon të parin: Nesër dilni me makina

Mos koordinimi paraprak me kryeministrinë dhe ministrinë e shëndetësisë ka nxjerrë bllof policinë e shtetit, e cila u detyrua të ndryshonte urdhrin për lëvizjen me automjete ditën e diele.

 Fillimisht policia deklaroi se në ditën e fundit të izolimit, do jenë hapur gjithë bizneset dhe lëvizja e këmbësorëve por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve. Hartuesit e urdhrit siç duket nuk janë përditësuar me udhëzimin zyrtar të ministrisë dhe kryeministrit Rama ku thuhet se nuk lejohet lëvizja me automjete nga zonat e kuqe në të gjelbra dhe anasjelltas dhe jo siç pretendon policia.

Po ky njoftim i policisë ngjalli reagime tek qytetarët dhe pa qartësi për mediat, duke detyruar policinë të dilte me një njoftim të dytë. Në vendimin e ndryshuar, policia shprehet se pas komunikimit me ministrinë dita e diele do të jetë me automjete, dhe nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve. Blutë shprehen se do të përqendrohen vetëm në ndalimin e lëvizjes mes zonave, qe edhe nesër do te jene zona te kuqe.

Të premten ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nxori urdhrin që vendi hapet pothuajse totalisht nga e hëna, me përjashtim të transportit publik deri në një njoftim të dytë. Ndërsa kryeministri Rama këtë të shtunë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet se aktivitet e biznesit do të jetë të pakufizuara për fundjavën, nuk do ketë kufizime për lëvizjen e këmbësorëve brenda zonave, por do ndalohet dalja nga zonat e kuqe deri me 1 qershor.

EMISIONET