Universiteti nis me dilema, infermierët e ardhshëm mes Gjermanisë e Shqipërisë

Universiteti nis me dilema, infermierët e ardhshëm mes Gjermanisë

Në Gjermani apo Shqipëri? Me këtë dilemë e nisën përgatitjen si infermierë qindra studentë të shkencave mjekësore në universitetet e vendit, ku këtë vit të ri, programet shkencore po mbyllen thuajse të gjitha. Me interes ndërkohë po shihen programet dy vjeçare profesionale, që mbledhin nxënësin me mesatare me të ulët por garantojnë një profesion.

329 studentë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin e Elbasanit e nisën përgatitjen si infermierë me dilemën ku do të jenë pas tri vitesh.

Një pjesë që në ditën e parë të universitetit i kanë sytë drejt Gjermanisë, vendit që prej disa vitesh është kthyer në parajsën e infermierëve shqiptarë.

Studente: "Normale që jemi për të ikur jashtë sepse nuk e besoj se në Shqipëri ka një të ardhme të mirë për degën tonë."

Por të tjerë mendojnë se do të shërbejnë në Shqipëri me shpresën se deri atëherë diçka do të ketë ndryshuar.

Studente: "Do të jetë më mirë që të punojmë për vendin tonë."

Studente: "Zonat rurale kanë nevojë shumë për infermierë, kështu që mendoj se mund të kemi mundësi punësimi aty."

Në të gjitha universitet e vendit, 41  programe studimi do të mbyllen.

Programet shkencore janë më të prekurat në universitetet e rretheve,  ku si risi janë parë programet dy vjeçare profesionale.

Universitetet do të vijojnë regjistrimet deri më 25 nëntor, datë pas të cilës do të zyrtarizohen edhe shifrat e të regjistruarve apo kuotat që do të digjen."

EMISIONET