Universitetet shpenzojnë për luks, zero investime për kërkimin shkencor

Universitetet shpenzojnë për luks, zero investime për

Universitetet vazhdojnë të paguajnë shuma marramendëse për orendi, karburant dhe siguri, ndërsa nuk kalojnë asnjë fond për blerje të librave apo kërkimin shkencor. Alarmi është dhënë prej një raporti të qëndresës qytetare, ku bëhet një analizë e plotë e financave të 7 universiteteve publike.

Universitetet vijojnë t`i shpenzojnë për luks të ardhurat që fitojnë nga studentët.

Sipas raportit të publikuar nga Qëndresa Qytetare, vetëm 0.9 për qind e fondeve shkojnë për libra dhe kërkim shkencor, ndërsa konstatohen se janë paguar shuma marramendëse për orendi, automjete, karburant, internet dhe telefon.

Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare: Në këto 6 muaj Universiteti Politeknik ka shpenzime të larta dhe numrin më të lartë të transaksioneve. Në total, shpenzimet për Universitetin Politeknik Tiranës shkojnë 2 mln e 980 mijë euro.

 

Nga muaji shtator i vitit të kaluar dhe deri në shkurt të këtij viti Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar 24.000 euro karburant, Universiteti i “Aleksandër Xhuvani” Elbasanit 22.000 euro. Ndërkohë që Universiteti i Shkodrës ka blerë një automjet në vlerën 24.000 euro.

Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare: 17 mijë euro për telefon, pra zyrtarët e këtij Universiteti shpenzojnë më shumë për të folur në telefon sesa kërkime shkencore për studentët. 

 

Por shpenzimet e luksit nuk janë në proporcion të drejtë me shpenzimet që kanë shkuar për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare: Pesë universitete nga shtatë kanë shpenzuar zero lekë për zërin e kërkimit shkencor, ndërsa 3 universitete nuk kanë blerë asnjë libër për studentët. 

Ajo që bën më shumë çudi është se në mungesë të librave, fondet për sigurinë e godinave janë shtuar.

Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare: Universiteti i Tiranës ka nënshkruar në 7 mars një kontratë prej 436 500 euro për sigurinë e godinës. 

Një tjetër problematik që evidentohet në raport lidhet me strukturat e fryra të Universiteteve.

EMISIONET