United si ndalet kreut, fiton 4-1 në Old Trafford

United si ndalet kreut, fiton 4-1 në Old Trafford

Manchester United ka mundur në “Old Trafford” Newcastle me rezultatin 4-1.

Serinë e golave e hapën miqtë në minutën e 14,  me anë të sulmuesit anglez Dwight Gayle, që shfrytëzoj një asist të bukur në zonë, për të mposhtur portierin De Gea.

Goli “tronditi” djajtë e kuq që u hodhën me të gjitha forcat në sulm, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 37 më anë të Martial. Kur u duk se pjesa e parë do mbyllej në barazim, ishte mbrojtësi Smalling që përfitoi nga një krosim në hellësi të zonës, duke goditur më kokë për golin e avantazhit.

Në minutën e 54, ishte i sapo kthyeri nga dëmtimi Poul Pogba që shtyn drejt rrjetës një top të servirur nga Rashford. Për t’i vënë kapak ndeshjes, mendoj Lukaku, që “shpiku” nga hiçi golin e katërt.

Kjo fitore e mban United në vendin e 2-të, -8 nga Manchester City dhe +1 nga Chelsea

EMISIONET