United "ndez" merkaton e verës, mendon për yllin e Realit të Madridit

United "ndez" merkaton e verës, mendon për yllin e Realit

Mateo Kovaçiç në shenjestrën e Manchester United.

Siç njoftojnë mediat franceze, mesfushori i Realit të Madridit nuk është i lumtur në "Bernabeu" dhe drejtuesit e djajve janë të gatshëm të përfitojnë nga kjo situatë për t'i rrëmbyer beniaminin kroat, 12 herë kampionëve të Europës.

Ish-ylli i Interit dhe Dinamo Zagreb mund të shndërrohet në një element të rëndësishëm në "Old Trafford" dhe një opsion për Jose Mourinhon, pasi sezonin që vjen pritet ta nis pa Fellaini, Carrick dhe Ander Herrera.

Megjithatë këto janë thjeshtë zëra merkatoje, por një verë e nxehtë pritet të jetë kjo e ardhshmja për Mateo-n.



EMISIONET