Pas Mario Mandzukic, Manchester United shënjestron një tjetër sulmues që aktivizohet në Seria A. Bëhet fjalë për bomberin polak të Milanit, Krzysztof Piatek, i cili pritet të bashkohet me "djajtë e kuq" gjatë merkatos së dimrit.

Lajmi bëhet i ditur nga "Daily Telegraph", me informacionin që ka nisur të përhapet me shpejtësi në Itali dhe Angli. 24 vjeçari bëri një sezon fantastik në pjesën e parë të sezonit të shkuar te Xhenova, duke shënuar 19 gola në 21 ndeshje mes Seria A dhe Kupës së Italia. E pas 6 muajve në Xhenoa, Milan shpenzoi plot 35 milionë euro dhe në 21 ndeshje me ta shënoi 11 herë.

Megjithatë, ky sezon ka qënë i brishtë për të, me Piatek që ka shënuar vetëm dy herë nga 11 metërshi në shtatë ndeshje të Seria A. Kjo ka rritur shanset që 24 vjeçari të largohet drejt "Old Trafford" që janë të gatshëm për të bërë gjithçka për ta vendosur nën urdhërat e trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer.

Për kartonin e tij, Milan kërkon jo më pak se 50 milionë euro, teksa për Mandzukic oferta nuk pritet t'i kalojë 10 milionë euro.

/Ora News.tv/