United mendon për merkaton, shënjestron yllin e Realit

United mendon për merkaton, shënjestron yllin e Realit

Manchester United po kalon një nga sezonet më të vështira në vitet e fundit. "Djajtë e kuq" nuk bindin në lojën e tyre, duke humbur shumë terren në klasifikimin e Premier League.

Situatë që ka detyruar drejtuesit e gjigantit anglez që të futen në merkato. Reparti që duket se ka nevojë për ndërhyrje është ai i sulmit, me "Talksport" që zbulon edhe lojtarin e preferuar të United.

Mario Mandzukic është objektivi primar për ta, por së fundmi është futur në garë për Gareth Bale. Uellsiani i Realit të Madridit ka krisur marrëdhëniet me trajnerin, Zinedine Zidane dhe largimi drejt Premier League shihet si zgjidhja e duhur.

Ende nuk dihet se kur do të vendoset fati final i Bale, por gjasat janë që në vitin e ardhshëm ta shikojmë me një tjetër fanellë.


EMISIONET