United kërkon Maguire, por Leicester nuk e lëshon pa 75 mln euro

United kërkon Maguire, por Leicester nuk e lëshon pa 75 mln euro

Ai shkëlqeu me performancën e tij në Kupën e Botës dhe kjo ka bërë që vlera e mbrojtësit të Anglisë, Harry Maguire, të rritet.

Mbrojtësi anglez kërkohet nga Jose Mourinho, me United që është gati të paguajë deri në 75 mln euro.

Gjithsesi, Leicester City mund të kërkojë edhe më shumë për lojtarin i cili i ka kushtuar vetëm 20 mln euro verën e kaluar kur mbërriti nga Hull City.

Dhe Mourinho-s i është thënë nga klubi që duhet të shesë një nga pesë mbrojtësit për t’i hapur rrugë 25-vjeçarit.

Përveç Eric Bailly, Smalling, Jones, Rojo dhe Lindelof mund të sakrifikohen.

Vetë trajneri i Anglisë preferoi Maguire në vend të Smalling për shkak të aftësive teknike të lojtarit të Dhelprave.

EMISIONET