United katastrofik, Brighton bën të "qajë" Mourinhon

United katastrofik, Brighton bën të "qajë" Mourinhon

Manchester United nuk ka arritur të mbajë hapin e Manchester City-t dhe Tottenham Hotspur, me "djajtë e kuq" që janë mposhtur në javën e dytë të Premier League nga Brighton, me shifrat 3-2.

Fatale për të besuarit e Jose Mourinho ishte 45 minutëshi i parë, me Murray, Duffy dhe Gross që i dhuruar 3 pikët e para Brighton, ndërkohë që golat e Lukaku dhe Pogba nuk arritën të siguronin një pikë për United, që humb kështu hapin e kryesueve.

Pas kësaj humbjeje, United mban vendin e 10-të me 3 pikë, ndërkohë që kampionati kryesohet nga kampionët në fuqi të City-t, që gjenden në kuotën e 6 pikëve.




EMISIONET