Merkato e radhës është ende larg, por dy gjigandët e futbollit europian, Manchester United dhe Juventusi po përgatiten për të bërë një shkëmbim vërtetë bombastik.

Në operacion do të përfshihet kartonat e Paul Pogba dhe Paulo Dybala, me portalin italian "Calciomercato.it" që beson se Jose Mourinho është i gatshëm të kërkojë argjentinasin në këmbim me yllin e tij, kampion bote.

Kjo do të lidhej me dëshirën e Pogba për tu kthyer në Torino pas dy vitesh larg saj, që nga transferimi i tij prej 105 milionë eurosh. Dybala ka kaluar shumë kohë në stol deri më tani këtë sezon, pasi ardhja e Cristiano Ronaldos ndryshoi mënyrën e lojës dhe skemën e Juventusit.

Mario Mandzukic mund të jetë më i përshtatshëm si një partner i portugezit, me Federico Bernardeschi dhe Douglas Kosta që gjithashtu luajnë fatet e tyre për një pozicion.  

Dybala ka qenë gjithashtu i lidhur me një kalim te skuadra si PSG, Real Madrid dhe Barcelona, por oferta e fundit nga Manchester United pritet të vendosë në dilemë drejtuesit bardhezi.

/Ora News.tv/