Unaza e re, Basha: 317 familje po nxirren nga shtëpitë me një kryq

Unaza e re, Basha: 317 familje po nxirren nga shtëpitë me një

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News, e konsideroi të padrejtë shembjen e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re në Tiranë.

Basha: Ka një ligj shpronësimi. Vlerëson pronat, paguan paratë. Jepet një kohë për të blerë një banesë të re. Si mund të shkosh në mes të natës dhe t'i nxjerrësh nga shtëpia? Pa ju dhënë një lek dëmshpërblim. Thjesht duke ju vënë një kryq tek dera e shtëpisë. Është e dhimbshme që të themi siç e përshkruani ju. Janë 317 familje. Si do të vinte ty sikur të ishte i afërmi yt? Nëse nuk e kuptoni se ku kemi ardhur, pa Gjykatë Kushtetuese, me prokurori të kapur dhe një kryeministër që ju vë kryq shtëpive, ju them hapni gojën.


EMISIONET