Real Madrid u paralajmërua se i pret “luftë” nga mbështetësit fanatikë të Paris Saint-Germain mbrëmë më 25 Shkurt.

Marseille vizituan kryeqytetasit për ndeshjen e javës se 27 dhe të pranishmit shfrytëzuan mundësinë për të krijuar një atmosferë të zjarrtë, e cila tregoi gatishmërinë e tyre për ndeshjen e kthimit me kampionët e Europës më 6 mars.

 Klubi francez duhet të përmbysë një rezultat 3-1, por falë golit që shënuan në Santiago Bernabeu, PSG-së i duhet të fitojë  2-0  për të përparuar në fazën e çerekfinales.

Do të jetë e domosdoshme që klubi parizien të ketë mbështetjen e tifozëve, dhe tifozët treguan angazhimin e tyre në ndeshjen me Marseille.

Të enjten, një grup ultras u lejua të merrte pjesë në seancën stërvitore të ekipit, duke motivuar kështu lojtarët para përplasjes.

"Ne duam që Real Madridi të ndjejë se çfarë është të vish në Paris," shpjeguan ata.

 "Ne ftojmë që të gjithë të vijnë në stadium”."Do të krijojmë një shfaqje fantastike dhe do të nxisim lojtarët tanë."

Kjo nuk do të jetë një eksperiencë e re për Los Blancos, pasi tifozët e PSG udhëtuan në Spanjë ku krijuan skena të paharrueshme.

/Ora News.tv/