Punonjësit e kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol i janë rikthyer protestave për çështjen e uljes së pagave me 60 % gjatë pandemisë.  Ata paralajmëruan bojkot të punës, në rast se kërkesa për pagën e plotë nuk merret parasysh.

Punonjësit e kompanisë Albpetrol i janë rikthyer protestave për uljen e pagave!

Gjatë periudhës së pandemisë, kompania pezulloi punën, dhe uli me 60 % pagat për rreth 250 punonjës të administratës.

Por ndërsa puna është rikthyer në normalitet, punëtorët e cilësojnë abuziv vendimin e kompanisë që ende i paguan me pagat e redukturara.

Këtë të martë, ata dolën në një protestë të heshtur që u mbështet edhe nga drejtori i financës së Albpetrol Elton Meta.

Ata kërkuan likujdim të pagave ndërsa paralajmëruan bojkotim të punës nëse kërkesa e tyre nuk do të merren parasysh, por nuk pranuan që kushtin ta artikulojnë para kamerave.

Punonjësit e  Albpetrol në vazhdimësi kanë protestuar për uljen e pagave dhe problematika të tjera brenda kompanisë shtetëore të naftës.

/Ora News.tv/