"Dritan Dajti" Policia: Në banesat e gjyqtarëve gjetëm mijëra euro

Forcat Speciale kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (15 shkurt) në banesat e 3 gjyqtarëve, të cilët firmosën anulimin e dënimit me burg përjetë të Dritan Dajtit, dhe pranimin e gjykimit të shkuartuar duke ulur dënimin në 25 vite burg.

 Kontrollet janë bërë në banesat e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Vlorë, Skënder Damini, - i cili ka dy banesa në Vlorë dhe Tiranë - Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë - i cili ka banesa në Tiranë dhe Sarandë - dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër -  i cili ka banesë në Lezhë 

Në banesën e gjyqtarit Skënder Damini në Tiranë u gjetën 17 mijë euro. Ndërkohë që gjatë bastisjes në Vlorë u gjetën 8 fishekë. Gjyqtari u mor në pyetje për dy orë në policinë e Tiranës ku ka pretenduar se eurot ishin të djalit të tij që merrej me biznes, ndërsa fishekët ishin të pistoletës që ai ka pasur me leje.

Ne banesat e gjyqtareve u gjeten mijera euro- Policia e shtetit përmes një njoftimi për median shkruante se në banesë janë gjetur municione por dhe mijëra euro.

"Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit. Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese. Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun." informon policia

Në Sarandë-Forcat speciale dhe FNSH kanë kryer kontrroll në mengjes edhe ne banesën e gjyqtarit Petrit Alia. Nuk ka informacion nëse janë gjetur shume parash, ndërsa mësohet se ne momentin e kontrollit nuk ka patur njeri në banesë.




Në Lezhë është ushtruar kontroll në apartamentin e Aleks Nikollës, gjyqtarit të Apelit në Shkodër në lagjen "Besëlidhja".  Gazetari i Ora News, Elvis Hila informon se policia nuk ka gjetur gjë të dyshimtë dhe është larguar.

Në Tiranë Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj duke raportuar direkt  tha se në banesë gjyqtarit i janë gjetur një shumë  17 mijë euro.

Në Vlorë-Pas kontrollit në banesën e gjyqtarit Skënder Damini, janë gjetur disa të cilat janë sekuestruar. Janë gjetur dhe 8 fishekë.

Kontrolli i befasishem- Ora News mësoi se kontrollet e befasishme në banesat e tre gjyqtarëve kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe janë bërë me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kush ishte pro dhe kush kunder- Vendimi për Dritan Dajtin u dha më 8 shkurt 2019 nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda. Tre gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, dhe Skënder Danimi kanë qenë pro aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg.  

Dy gjyqtarë, Fuat Vjerdha dhe  Lindita Hoxha kanë votuar kundër.

Kerkohet hetimi gjyqtareve-  Tre ditë më parë, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dorëzoi në KLGJ, kërkesën për fillimi i hetimit disiplinor për gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikotli dhe Petrit Aliu. Nisur nga kjo kërkesë, Këshilli i Lartë Gjyqësor përmes një deklarate për mediat informoi publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm.  Edhe BE ka kërkuar hetim nga prokuroria dhe KLGj të këtij vendimi.

(Në foto: Forcat e policisë pranë apartamentit të gjyqtarit Skënder Damini, në Tiranë)

(Në foto: Forcat e policisë pranë apartamentit të gjyqtarit Skënder Damini, në Vlorë)


(Në foto: Forcat e policisë pranë apartamentit të gjyqtarit, Petrit Alia në Sarandë)

EMISIONET