Uji i pijshëm në çezma, Veliaj e blen, tender 1.6 mln lekë për të furnizuar bashkinë

Uji i pijshëm në çezma, Veliaj e blen, tender 1.6 mln lekë

"Nostalgjia për të blerë ujë, me demek që është marrë tek burimi është i rremë. Uji i ujësjellësit që është klorinuar, na tregojnë institucionet që e prodhojnë që është uji i saktë që duhet përdorur".

Këtë deklaratë kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka bërë në shtator të vitit të shkuar.

Por deklaratat kryebashkiaku duket se i ka vetëm për ata që i besojnë fjalëve të tij dhe jo fakteve.

Pikërisht përmes tenderave vërehet se maninë për të blerë ujë të pijshëm e ka ky institucion.

Kur jemi thuajse 1 vit pas thirrjes së Veliajt, bashkia e kryeqytetit ka realizuar një tjetër tender për blerjen e ujit.

Këtë të hënë (29 qershor) në Agjencinë e Prokurimeve Publike është zbardhur kontrata me vlerë 1.6 mln lekë pa TVSh për blerjen e ujit të pijshëm për Bashkinë e Tiranës.

Por edhe në vitin 2019, pak para se Veliaj me pompozitet të fliste për cilësinë e ujit bashkia firmosi një tjetër tender me vlerë 1.4 mln lekë.

Por rezulton edhe në këtë rast, sërish nuk kanë munguar tenderat pa garë. Kontrata e fundit rezulton të jetë fituar nga "Lajthiza" dhe pa asnjë konkurent përballë e njëjta situatë konstatohet edhe në vitin 2019.

Premtime për furnizimin me 24 orë me ujë në kryeqytet, Veliaj i ka dhënë edhe më herët, madje në 2017 tarifa u rrit me rreth 40 përqind.

Por edhe pse me kosto shtesë, familjet çdo ditë detyrohen të blejnë nga autobotet apo kush ka më shumë mundësi nga marketet.

EMISIONET