UEFA "skarcon" Superligën, Tirana e Flamurtari nuk licensohen

UEFA "skarcon" Superligën, Tirana e Flamurtari nuk licensohen

Tirana shpreson që të fitojë Kupën e Shqipërisë për të mos hedhur në kosh një sezon tjetër. Në rast të një suksesi kundër Kukësit, bardheblutë fitojnë të drejtën për tu paraqitur në Kupat e Europës. Por ka një problem. Tirana nuk e ka kaluar fazën e parë të licensimit dhe rrezikon të mos marrë pjesë në turet kualifikuese të Europa League edhe nëse arrin të kualifikohet.

Aktualisht, Tirana ndodhet në vend të tetë në klasifikim të Kategorisë Superiore dhe nuk ka asnjë mundësi nëpëmjet kampionatit, por është në garë nga Kupa e Shqipërisë. Klubi bardheblu ka apeluar vendimin dhe shpreson në një rikthim në Europë por ka shumë pikëpyetje.

Ekipi ka shlyer borxhin e mbetur të Gjergji Muzakës, ndërkohë që problem janë detyrimet te tatimet (me të cilët është bërë marrëveshje). Bardheblutë u ndëshkuan dy vite më parë me mosdhënien e parave që fituan nga pjesëmarrja në Europë, për shkak se kishin shkelur rregullat e “Fair Play”-it Financiar.

Por Tirana nuk është klubi i vetëm që nuk licensohet për të marrë pjesë në Europë. Për të njëjtin motiv edhe Flamurtari e Luftëtari nuk kanë marrë dritën jeshile, ndërsa Skënderbeu është përjashtuar me 10 vite nga UEFA për kompeticionet europiane. Megjithatë klubi korçar shpresë tek një përgjigje pozitive në CAS.

Pra në këto kushte ekipet që do të marrin pjesë sezonin tjetër në Europë janë Partizani në Champions League, Kukësi dhe Teuta në Europa League, ndërsa mbetet të mësohet se çfarë do të ndodh me Tiranën apo Skënderbeun. Ajo që përfiton nga ky kaos është Laçi, që duket më i avantazhur për të shkuar në Europë.

EMISIONET