UEFA nuk ka dyshime: Ja lojtari më i mirë tek Shqipëria

UEFA nuk ka dyshime: Ja lojtari më i mirë tek Shqipëria

Shqipëria nuk arriti të priste një biletë në "Euro 2020" por kjo nuk është përkthyer keq për ecurinë e disa lojtarëve kuqezi. disa prej kuqezinjve janë ngritur mbi të tjerët.

UEFA bën një vlerësim të futbollistëve në edicionin kualifikues, duke shtuar pikë për çdo statistikë pozitive të lojtarëve që aktivizohen me ekipet përfaqësuese në këtë fushatë. Në këtë renditje, shtohen rekordet e lojtarëve edhe për paraqitjet në Ligën e Kombeve si dhe për çdo ndeshje miqësore zyrtare që do të ketë deri në nisjen e Europianit “Euro 2020”.

 Ardian Ismajli është i vetmi prej lojtarëve të Kombëtares që është ngjitur mes 200 futbollistëve nga të gjitha ekipet euriopiane që marrin pjesë në kualifikuese. Qendërmbrojtësi i Kombëtares dhe i Hajduk Splitit, ka ofruar garanci e siguri në fushën e lojës me Shqipërinë.

Frederik Veseli, Berat Gjimshiti, Odise Roshi, ka rezultuar gjithashtu ndër futbollistët më produktiv këtë sezon. Më tej, në renditje vijojnë Ledian Memushaj, Keidi Bare dhe Taulant Xhaka. Në grupin e dhjetë lojtarëve me më shumë pikë, futen edhe Sokol Cikalleshi, Kastriot Dermaku dhe Thomas Strakosha. Bomberi kuqezi ka shënuar katër herë këtë edicion duke e udhëhequr në jo pak ndeshje ekipin.

EMISIONET