Një emigrant shqiptar nga Durrësi është arrestua në Itali pasi u kap me 3.5 kg drogë në makinë.

Kokaina u gjet e fshehur në sediljen e pasme të pasagjerit. Droga ishte e konfeksionuar në 3 pako të presuara hermetikisht dhe kishte një vlerë përfitimi tregu mbi gjysëm milionë euro.

Ndalimi i 26-vjeçarit shqiptar, i cili jetonte në rajonin italian të Emilia Romagnës, u bë pas një kontrolli të policisë rrugore në territorin e provincës së Chietit.

Autoritetet italiane kanë denoncuar dhe një tjetër shtetas shqiptar, 30 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor me 26 vjeçarin. 

Hetimet zbardhën se ai ishte takuar pak orë më parë me të arrestuarin. Në automjetin e tij luksoz u gjet një sasi e konsiderueshme para kesh.

/Ora News.tv/