Udhëton drejt Ulqinit, shihni se çfarë bën Roberti për Nora Istrefin

Nora Istrefi dhr Robert Berisha janë një ndër të paktat çifte që edhe pas ndarjes, ruajnë një raport miqësor me njëri-tjetrin.

Këtë e kanë treguar më së miri postimet dhe deklaratat që bëjnë për njëri-tjetrin nëpër medat sociale. Një ndër arsyet pse dy këngëtarët po ruajnë raporte të mira është edhe vajza e tyre Renee. Ata duan që ajo të rritet me dashurinë e të dy prindërve dhe të mos i mungojë asnjë gjë.

Së fundmi, Roberti ka udhëtuar drejt Ulqinit për një koncert dhe para se të performonte, në sfond ka dalë kënga e Norës. Ai e ka filmuar këtë moment dhe e ka hedhur në “Instastory”, duke bërë tag dhe Norën.

Roberti nuk ngurron të tregojë në çdo moment respektin dhe mirënjohjen që ka për ish-partnerë.

EMISIONET