Udhëheqja e botës nga Nora Istrefi, ja ligji që do vendoste për të pasurit

Udhëheqja e botës nga Nora Istrefi, ja ligji që do vendoste

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi ka disa kohë që mungon në intervista, por nuk ka refuzuar ’50 pyetjet’ nga Prive.

Një prej tyre kishte të bënte me udhëheqjen e botës nga ana e saj, duke shtuar një ligj tepër interesant.

“Kisha bërë shumë ligje të reja. Njërin që do ta bëja me kënaqësi do të ishte, atyre që kanë shumë, pra të pasurve për të ndihmuar të varfërit dhe të sëmurët”, tha ajo.

Ndërkohë ajo u përfol për duetin ‘Tymi i dashnis’ me Irkenc Hykën, për të cilin tha se nuk e gjeti veten në atë projekt, prandaj zgjodhi të largohej.

Nuk dihet nëse së shpejti do sjellë këngë të re, por nuk ka munguar me performancat në klube të ndryshme.

EMISIONET