UBT tërhiqet nga pengimi i ndërtimit të shkollës në Kodër-Kamëz

UBT tërhiqet nga pengimi i ndërtimit të shkollës në

Universiteti Bujqësor ka arritur marrëveshje me Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e shkollës në Kodër Kamëz.

Nëpërmjet një deklarate, Universiteti ka thenë se pavarësisht kundërshtimit të shprehur ditët e fundit, nuk mund të mohohet nevoja që ka komuniteti dhe zona për një shkollë të arsimit parauniversitar, ashtu siç nuk mund të mohohet edhe interesi i lartë publik që vepra mbart në vetvete. Por UBT kërkon transparencë dhe komunikim për këtë çështje

"UBT asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë kundër ndërtimit të një shkolle. Cdo intepretim i kundërt me këtë deklaratë është minimalisht dashakeqës"

Bashkia e Tiranës ka përshëndetur  dhe mirëpretur vendimin e Senatit dhe Rektoratit të UBT-së, i cili i hap dritën jeshile ndërtimit të shkollës “Nënë Tereza”, e cila është një domosdoshmëri për banorët e zonës së Kodër-Kamzës dhe qytetit të Tiranës.

EMISIONET