Ua bënë 'jetën ferr' vëllezërve moldavë për 1 vit duke i dhunuar, pranga 3 shqiptarëve

Tre të rinj shqiptarë, kanë kërcënuar, ngacmuar dhe dhunuar edhe fizikisht për një vit, dy vëllezër moldavë, 20 dhe 23 vjeçar, të gjithë banues në Abruzzo.

Nga hetimi u zbulua se rreth një vit më parë, në një klub nate në Monticchio, më i vogli i vëllezërve moldave u sulmua nga djemtë shqiptarë pas sherrit për një vajzë, e dashura e njërit prej tre shqiptarëve.

I riu moldav denoncoi rastin, por çështja midis tyre nuk u mbyll në atë kohë, pasi shqiptarët dhunuan edhe vëllain e tij më të madh. Sherri arriti kulmin dje pasdite me një agresion me shkopinj ndaj të riut moldav pasi doli nga shkolla.

Dëshmitarët thanë se ai teksa po shkonte në stacionin e autobusit Collemaggio pas largimit nga shkolla, u rrethua nga një veturë me tre shqiptarë.

Duke njohur agresorët, ai u largua me shpejtësi dhe hyri në një makinë duke lajmëruar policinë.

Por, kjo nuk e shpëtoi. Pasi doli nga mjeti për të gjetur një strehë tjetër më të sigurt, ai u kap nga shqiptarët që e goditën brutalisht me shkop druri.

Sulmi u ndërpre nga policia që arrestoi në flagrancë tre shqiptarët.  

Nga deklaratat e viktimës, vëllai i tij dhe disa dëshmitarë, u zbulua një histori e plotë me sulme dhe kërcënime që vuajtën për një vit dy vëllezërit moldavë që jetojnë në Itali. Ditët e fundit, dhuna ishte përshkallëzuar.

Në veçanti, në natën në mes të shtunës dhe të dielës, një nga dy vëllezërit moldave, duke u kthyer në shtëpi me një mik në fshatin Prata D'Ansidonia, tre shqiptarët zbritën nga makina dhe e goditën me shufra hekuri.

Përveç kësaj, tre të rinjtë shqiptarë u vunë re shpesh në bordin e një makine që ecte vazhdimisht në zonën ku jetonin viktimat.

EMISIONET