U zgjodh "Futbollisti i Vitit", Ronaldo premton: Kam shënuar 700 gola, dua të shënoj dhe më shumë

U zgjodh "Futbollisti i Vitit", Ronaldo premton: Kam shënuar 700

Viti 2019 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez i Juventusit u kurorëzua për të tretin vit radhazi si "Futbollisti më i mirë i vitit", event i cili u zhvillua në Dubai. Por jo vetëm kaq.

Pesë herë fituesi i "Topit të Artë" u shpall dhe fitues i çmimit "Goli i vitit", trofe që shkoi për golin e shënuar kundër Juventusit me rafeshatë gjatë kohës së Ronaldo vishte fanellën e Realit të Madridit. E për këto çmime, Ronaldo ka falenderuar tifozët që i dhanë votën, ndërsa theksoi se do të punojë akoma më shumë që të jetë deciziv.

"Gëzuar vitin e ri të gjithë. E fillova shumë mirë vitin, me këtë çmim fantastik dhe me atë gol të bukur që për fat të keq e kam shënuar kundër ekipit tim aktual kështu që unë nuk jam krejtësisht i lumtur. Megjithatë ai ishte më i miri në karrierën time . Falënderoj tifozët që kanë votuar për mua"
-tha fillimisht portugezi. 

Sa i përket synimeve në të ardhmen, Ronaldo shtoi:  

"Mendoj se në të ardhmen do të vijoj të shënoj. Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të shënosh. Kam shënuar pothuajse 700 gola në karrierën time dhe mendoj se kjo është më e bukura që kam bërë,"-përfundoi ai.

EMISIONET