U transferuan për punë, rreth 15 punëtorë nga Fushë Kruja të bllokuar në një hotel në Himarë

U transferuan për punë, rreth 15 punëtorë nga Fushë

Rreth 15 punëtorë nga qyteti i Fushë Krujës pak ditë më parë janë transferuar në qytetin e Himarës për arsye pune dhe janë bllokuar atje si shkak i masave të marra nga qeveria për ndalimin e punës dhe bllokimin e transportit ndërqytetas.

Agron Beci, një nga punëtorët e bllokuar atje në një lidhje telefonike për Ora News tregon se kanë shkuar disa herë në policinë e Himarës por nuk kanë marrë zgjidhje.

Agron Beci: Kemi një muaj këtu. Meqë u mbyllën rrugët dhe të gjitha jemi pa punë. Kemi vajtur 4-5 herë në polici dhe na thonë jo deri në Vlorë mund tu çojmë dhe aty të paraqiteni në komisariat nëse ju japin leje. Këto ditë kemi qëndruar në hotel, paguajmë hotelin këtu nuk kemi shtëpi tonën. Hoteli është i hapur, është hotel punëtorësh.

Fakti që punojnë në të zezë, ai thotë se qëndrimin në hotel e paguajnë vetë.

Agron Beci: Gjithçka me të ardhurat e mia. Këtu në hotel janë 15  punëtorë. Policia e Himarës nuk po na jep zgjidhje. Makinën  e paguajmë vetë vetëm të transferohemi. Nuk ka punë, nuk kemi si të paguajmë hotelin. Duam të ikim sa më shpejt, çdo ditë bëhet më keq. Shoku im ka aplikuar për të siguruar akreditimin dhe nuk ka marrë përgjigje.

Në fund ai ka dhe një apel për autoritetet shtetërore.

Agron Beci: I bëj thirrje që të kthehemi në shtëpitë tona se jemi familjarë dhe Zoti na ruajtë të gjithëve. Jemi rrugëve.

EMISIONET